Home KRYESORE Dy trajnerët ...

Dy trajnerët e Manchester City në Durrës, Rama: Hapi i parë për çeljen e Akademisë së Futbollit

226
0

Hapi i parë për çeljen e Akademisë së Futbollit të “Manchester City” në Shqipëri është hedhur sot me ardhjen në Tiranë të dy trajnerëve nga akademia e Manchester City-t, Gavin Rhodes dhe Andy Smith.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga seminari i organizuar në Shtëpinë e Futbollit për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës dhe Durrësit.

“Dy trajnerët e mirënjohur të ‘Manchester City’, Gavin Rhodes dhe Andy Smith, kanë ardhur në Tiranë për të lançuar projektin më të ri të ‘Dyrrah City Football Academy’, ku gjatë një seance trajnimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit kanë shpjeguar shtyllat e zhvillimit të ‘Lojës së Bukur’ nga ekipi i parë e deri tek grupmosha më e vogël, me synim zbulimin e talenteve të reja në futbollin shqiptar”, shkruan Rama.

Organizatorët e këtij seminari ishin “Dyrrah City Football Academy” në bashkëpunim me Manchester City FC si edhe me mbështetjen e FSHF-së, që mirëpriti këtë event në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit