Home Aktualitet E afërmja e B...

E afërmja e Blerinës: Pëllumbi e to*turonte, ishte egë*sirë! Xhaxhai vr*u djalin. Gjyshja i mori jetën vjehrrës vite më parë

1989
0

Vrasja e Pëllumb Metës nga vajza e tij Hygerta e cila u ndihmua nga vëllezërit për të groposur trupin, nuk është e para për fisin e të ndjerit, pasi krime kanë ndodhur edhe më parë. E afërmja e Blerina Metës, ka treguar se ajo ka vuajtur. Ajo thotë se burri e ka torturuar dhe dhunuar Blerninën. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i të ndjerit ka vrarë djalin e tij.

”Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe i ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Si rracë janë shumë rracë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë”,-tha ajo.

Pa krime nuk është as fisi i Blerinës, kjo pasi nëna e saj disa vite më parë ka vrarë vjehrrën e saj në Gjorm të Kurbinit. Kushëriri i Blerinës në Kurbin, Skënder Tuga tha se Sanije Tuga vrau vjehrrën dhe për këtë bëri 6 vite burg.

”Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm. Goca e Baftit ne e kemi bijë nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë. Burri ka dashur ta zotnojë me kohë e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit