E shtunë vjeshte me një komedi unike në teartin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit

Sonte në orën 19.00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mund të ndiqni një nga komeditë më të njohura të Teatrit Botëror, “Duke edukuar Ritën”.
Do të shihni Mehmet Xhelilin, aktor fisnik, dinjitoz dhe plot sharm. Perball tij Laura Nezha shume e bukur, por më shumë është bindëse dhe me theks në ndryshimet e shpeshta dhe të vështira psikologjike të personazhit të saj. Një komedi shumë interesante e bërë bukur nga Teatri Shëtitës “Çajupi”.

Biletat mund ti siguroni në: 0683913813.

SHKARKO APP