Home KRYESORE Maqedonia e V...

Maqedonia e Veriut djeg Shqipërinë për negociatat me BE

7
0

Edhe këtë herë BE nuk hap konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut ka penguar Shqipërinë.

Ministrja e jashtme e Portugalisë, Ana Paula Zacarias, ka konfirmuar përmes një deklarate për shtyp, që nuk ka një datë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në.

Zacarias, e cila është njëherësh dhe zv. Presidentja e Bashkimit Europian për transparencën, tha se disa shtete nuk kanë rëndë dakord për mbajtjen e konferencës së parë me të dy vendet.

Shkak për marrjen e vendimit negativ për të dy vendet e Ballkanit Perëndimor është vetoja që Bullgaria ka vendosur për Maqedoninë e Veriut, si pasojë e konfliktit të hapur mes dy vendeve, ndërkohë që BE ka vendosur që dy vendet tona të trajtohen në bllok.

Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda që ishte më skeptikja dha ‘ok’ për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare. Tashmë fati i integrimit europian të vendit tonë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit