Edhe 25 mijë vaksina Sputnik V mbërrijnë në Rinas, do përdoren si dozë e dytë

Procesi i vaksinimit vijon normalisht në vend. Një sasi tjetër vaksinash ka mbërritur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një kontingjent prej 25 mijë vaksinash Sputnik V, që ndodhen tashmë pranë Institutit të Shëndetit Publik. Vaksinat janë tashmë në pritje për t’u shpërndarë për të gjithë personat që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ruse kundër pandemisë së Covid-19. Po ashtu është tejkaluar pragu i 800 mijë vaksinimeve ndaj pandemisë.

SHKARKO APP