Nga Zëri Amerikës-
Disa faqe të rëndësishme në internet dolën jashtë funksionimit pas një ndërprerjeje të shërbimeve nga ana e kompanisë “Fastly”, e cila merret me depozitimin e të dhënave në servera.
Mes faqeve të prekura ishin ajo që i takon rrjetit televiziv të lajmeve “CNN”, faqja britanike e lajmeve “The Guardian”, ajo e gazetës amerikane “New York Times”, platforma amerikane e transmetimeve të drejpërdrejta në internet “Twitch” si dhe faqja në internet e qeverisë britanike.
Të gjitha faqet e prekura nisën të funksionojnë normalisht brenda disa orësh.
Kompania “Fastly” tha se ka identifikuar problemin dhe se janë marrë masa për ta zgjidhur.