Home Aktualitet ”Edhe n...

”Edhe nëse s’do dali i gjallë”, Ballist Morina tregon se çfarë i kanë thënë prindërit pas ngjarjes në Beograd

448
0

Ballist Morina, tifozi që bëri krenar shqiptarët pasi ngriti flamurin e ”Shqipërisë së Madhe” në mes të Beogradit, thotë se mamaja e tij u shqetësua shumë nëse do të dilte i gjallë nga Serbia, ndërsa babai ishte më i qetë.

“Atë natë që ka ndodh rasti, pasi kam kaluar kufirin e Serbisë kam lajmëruar në shtëpi. Shqetësimi ishte se si do dilja. E dinin që do shkoja në Beograd si tifoz. Djemtë e axhës më kanë ndihmuar të krijoj flamurin dhe ata ishin në dijeni. Në moment që ka dalë flamuri janë hedh nga emocionet, dhe e kanë kuptuar që jam mbas kësaj ngjarje”, tha Morina.

Emocionuese është ajo që babai i tij i ka thënë gruas së tij. “Plaku, që iu preftë shpirti në paqe, kishte thënë: ”Edhe nëse s’do dali gjallë ia kam fal Shqiptarisë”. Nëna nuk është shumë e interesuar nga aspekti kombëtar dhe i intereson më shumë djali i saj. Plaku është i interesuar nga pjesa tjetër, jo që nuk më do, se kam pas një marrëdhënie të. Gjëja e parë që mka thënë nëna është konflikti që ka pas me burrin e vet, me babin tim”, tregon Ballist Morina në ”Ftesë në 5”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit