Edi Rama deputet në Durrës, vajza çame merr mandatin e PS-së në Vlorë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi sot që të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit, duke lënë Vlorën pas 8 vitesh si deputet.

Duke zgjedhur mandatin e Durrësit, kryeministri la bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9-ta në listën shumemërore të kandidatëve të PS-së për qarkun jugor.

PS-ja nuk arriti të siguronte mandatin e 9 që të nxirrte direkt vajzën çame deputete, edhe pse rikonfirmoi 8 mandate sa në zgjedhjet e 2017, por as vetë Teuta Ramaj nuk mori vota preferenciale mjaftueshëm për të thyer herësin, por me këtë lëvizje ajo do të deputete në Kuvendin e ri.

SHKARKO APP