Home KRYESORE Edi Rama flet...

Edi Rama flet në emisionin e TV online te “La Repubblica”

965
0

“Në Metropolis, emisionin e televizionit online të gazetës La Repubblica, për reagimin publik ndaj emisionit skandaloz mbi Shqipërinë në RAI3 Report”- shkruan Kryeministri Rama.

Po japim fragmente nga intervista:

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një intervistë në Metropolis, emisionin e televizionit online të gazetës La Repubblica, për reagimin publik ndaj emisionit mbi Shqipërinë në RAI3 Report.

Rama: Ju falënderoj për privilegjin, ju ndjek me shumë interesm, është gazeta e parë e huaj dhe do t’i mbetem besnik, a është normale që një kryeministër i huaj të bëjë një telefonatë? Ka shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment, nga e di ai që unë kam marrë në telefon për t’u ankuar? Unë nuk ankohem kurrë në mënyrën se si unë jetoj, unë kërkova kontaktin e drejtorit, drejtori i një vendi tjetër.

Kujt ia kërkuat?

Rama: Një sërë miqsh në Itali dhe njëri më dërgoi kontaktin, fakti është që mora në telefon jo për t’u ankuar, ka kaq shumë për t’u ankuar në këtë emision, por nuk ishte ky qëllimi im, kërkova t’i flas për t’i ekspozuar diçka shumë të rëndë, që është fakti që i është thënë publikut ndërkohë që është kërkuar më shumë se një herë versioni i viktimës së këtij sulmi balte, ky gazetar u shfaq në një tv shqiptar, madje për të shfaqur zemërimin se është diçka që nuk duhet bërë.

Rama: Nëse do të kisha telefonuar drejtorin e RAI 3 dhe për t’i thënë keni bërë një emision të neveritshëm do të kishit të drejtë, e përsëris se kam fakte në dorë e mora për ti thënë drejtor që në shërbimin publik që drejtoni ka ndodhur diçka për të cilën më duket e nevojshme që duhet menduar, se nuk na është dhënë e drejta për t’u përgjigjur, por që mund të qëndroj por i është dhënë publikut të TC tuaj që nuk është vetëm publik italian, por edhe shqiptar që jetojnë në Itali dhe në Shqipëri që ne pala e dëmtuar nuk jemi përgjigjur, se kanë këmbëngulur dhe nuk kemi dashur të përgjigjemi, ky gazetar që e ka thënë këtë gënjeshtër në sy të të gjithëve në një ekran që paguhet nga taksat e tatimpaguesve  italianë dhe shqiptarë, të nesërmen i njëjti gazetar del në një ekran në Tiranë duke thënë të njëjtat gjëra dhe gënjyer në mënyrë flagrante, nuk i kam thënë pse, keni baltosur familjen time. Nëse mund të më thoni, nëse viheni në vendin tim, një vend që ka vuajtur për shumë vite këto sulme, ka ngritur kokën dhe nuk do të pranojë ta vënë në një cep dhe ta sulmojnë, çfarë do të bënit ju? Nëse faktet janë këto, çfarë do të bënit ju kë do të kishit telefonuar.

Rama: Unë shoh e kuptoj që Italia ka hyrë në një përplasje totale ku nuk shpëton askush, normalisht do ta kishte menduar çdo gazetar vendi, amerikanët nuk do të kishin ngritur as telefonin, shërbimi publik është…ky gazetari nuk ëhstë si të tjerët, të dyja herët që i kam shkruar ka korrigjuar tekstin, më duhet të them, nga ky program jo vetëm jemi censuruar, sepse unë nuk kam telefonuar drejtorin për të censuruar ndokënd as për t’i thënë na keni sulmuar sepse nuk jemi përfshirë në programin tuja, ky është kulmi, kjo nuk është liri shtypi, por është shtypje e lirisë dhe të drejtave.

Rama iu përgjigj akuzave ndaj Sekretarit të Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engëll Agaçi, i cili shfaqet si personazh kyç i hartimit të marrëveshjes.

Gazetari italian: Flas gjithmonë me hezitim, por mesa duket Agaçi ka ndikuar te detajet e marrëveshjes. Duke pasur këtë detyrë, ndoshta do ishte mire që ai të tërhiqej. Më kujtohet që në një rast të ngjarjes publike ju thatë sa i takon themelit të marrëveshjes, që Shqipërisë nuk i kushton asgjë. Më goditi shumë ky aspekt, ndoshta ishte moment sinqeriteti, për ne është e qartë që është lëvizje propagante.

Edi Rama: Unë ju falënderoj sepse më ndihmoni të kuptoj edhe gjëra për pjesën italiane. Ka disa gjëra që nuk shkojnë në ndërhyrjen tuaj. Nuk shoh lidhje në ndërhyrjen e një karriere të një avokati shqiptar. Nuk ishte e lehtë, në 2013 e la Italinë për tu bërë sekretar i Këshillit të Ministrave. Është figura numër 1 institucionale e administratës. Nuk shoh lidhje mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshje. Ka drejtuar ekipin tonë në hartimin e kësaj marrëveshje jo të lehtë. Nuk më duket se gabohem nëse them që edhe ai dhe avokati që është trajtuar si kriminel. Trajtohet dhe baltoset si të ishte kriminel. Arsyeja është shumë e thjeshtë, për të sulmuar kryeministren tuaj, është e drejta juaj, Po ku hyn Shqipëria dhe avokati. Gjysmë të vërteta, duke qenë se bëni punën e gazetarëve janë gënjeshtrat më të mëdha.

Për ta parë të plotë ndiq videon e kryeministrit (e përkthyer)

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit