Home Aktualitet Edi Rama: Në ...

Edi Rama: Në aeroportin “Nënë Tereza” po punohet për zgjerimin e terminalit që mos të ketë asnjë vonesë

2133
0

Kryeministri Edi Rama përmes një video ka treguar se në aeroportin “Nënë Tereza” po punohet për zgjerimin e terminalit në mënyrë që mos të ketë asnjë vonesë për pasagjerët.

Rama thotë se të dhënat parashikojnë që 2024 të jetë një vit akoma edhe më i suksesshëm se viti i kaluar.

Postimi i plotë: 

✈️Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet për zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës dhe shtimin e numrit të vendqëndrimeve të avionëve👷‍♀️👷🏼🏗️
Një ndërhyrje thelbësore e cila rrit ndjeshëm kapacitetet e aeroportit duke ju përgjigjur fluksit të shtuar të pasagjerëve🤝🇦🇱
Të dhënat parashikojnë që 2024 të jetë një vit akoma edhe më i suksesshëm se viti i kaluar, ndaj do bëjmë gjithçka për të mos krijuar asnjë vonesë në përpunimin e pasagjerëve🛬
#VetëmPërpara➡️🇦🇱

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit