Home KRYESORE Edi Rama vazh...

Edi Rama vazhdon vizitën zyrtare në Japoni

284
0
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, Kryeministri Edi Rama e nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune.
Me pas Edi Rama ishte në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, ku prezantoi vizionin #Shqipëria2030 si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri. Ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve Made in Albania prezent në tregun japonez.
Vizita vazhdon.
Në foto: Kryeministri Rama me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit