Home Aktualitet Edicioni i 20...

Edicioni i 20-të i Rally Albania 2024, mbi 300 garues nga 25 vende të botës

29
0

Edicioni i 20-të i garës prestigjioze Rally Albania 2024 ka nisur një ditë më parë ku marrin pjesë mbi 300 garues nga 25 vende të ndryshme të botës, të cilët do të përballen me sfida të jashtëzakonshme në rrugët e panjohura të Shqipërisë.

Ceremonia hapëse u nderua me praninë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj gare për promovimin e vendit dhe turizmit sportiv.

Ai theksoi se Rally Albania ka arritur të kthehet në një event të përmasave ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e shumë sportdashësve dhe profesionistëve nga e gjithë bota.

Organizatorja e garës, Julinda Dhame, u shpreh entuziaste për këtë edicion, duke theksuar se këtë vit janë mbledhur garuesit më të mirë nga edicionet e mëparshme, çka garanton një spektakël të jashtëzakonshëm.

“Kjo garë nuk është vetëm një provë për aftësitë e garuesve, por edhe një mundësi për të eksploruar bukuritë natyrore të Shqipërisë,” tha Dhame.

Edicioni i 20 i Rally Albania do të përshkruajë 1700 kilometra për 8 ditë, ku pjesë e interenarit është Tirana, Qeparo, Korça dhe Shëngjini me plot 280 fshatra që do të mund të” ringjallen” nga zhurma e kampionëve të malit dhe baltës.

Me një përzierje të adrenalinës, aventurës dhe peizazheve mahnitëse, Rally Albania 2024 premton të jetë një nga ngjarjet më të paharrueshme të këtij viti.

Me garues nga e gjithë bota dhe mbështetjen e shumë aktorëve lokale, ky event pritet të sjellë emocione të forta dhe të promovojë më tej Shqipërinë si destinacion ideal për sportet ekstreme.

ATSH

Edicioni i 20-të i Rally Albania 2024, mbi 300 garues nga 25 vende të botës

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit