Ekskluzive/ Nesër sfida me Kroacinë, kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit mes shiut (VIDEO)

Në stadiumin ”Volksparkstadion” në Hamburg të Gjermanisë, nesër do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Këtë pasdite kombëtarja e futbollit po kryen stërvitjen e fundit, për të vijuar nesër me sfidën ndaj Kroacisë. Në videot që gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell nga stadiumi, duket që kuqezinjtë po sfidojnë edhe kushtet atmosferike për të vijuar stërvitjen e tyre në shi.

Stërvitja u zhvillua në stadiumin e ”Millerntor stadion”, kjo për shkak se UEFA dëshiron që tapeti i barit në stadiumin e Hamburgut të jetë në gjendje perfekte për nesër. Trajneri Sylvinho ka pasur të gjithë grupin në dispozicion, me Asanin që ka lënë pas lënimin muskulor.

Gjatë konferencës për shtyp sot me gazetarët, Sylvinho tha se ekipi aktualisht nuk ka asnjë mungesë, teksa shtoi se lojtarët do të japin maksimumin gjatë 90 minutave, njësoj siç bënë ndaj Italisë.

“Po në këtë moment jemi në rregull. Kemi pasur një trajnim të shkurtër. Do të kthehemi në hotel për të folur me stafin. Nuk kemi asnjë të lënduar. Ky është një grup shumë i vështirë, por mendoj që është një gëzim i madh të jemi këtu. Po luajmë ndaj ekipeve ndaj më të mëdha, do të bëjmë më të mirën që mundemi.

Është gëzim të luajmë kundër ekipeve të mira dhe të forta, me nivele të larta teknike. Është një kompeticion shumë i mrekullueshëm dhe unë asnjëherë nuk do të heq dorë në 90 minuta, në kohën shtesë. Këtë bëmë ndaj Italisë, e respektuam dhe rrezikuam deri në minutën e fundit. Do të jemi aty për të luajtur çdo minutë”, tha Sylvinho.

Elseid Hysaj është vënë në qendër të kritikave të forta, të një kryqëzimi, pasi tifozët që e kanë cilësuar mbrojtësin si fajtor për humbjen me Italinë, për shkak të uljes së kokës te goli i dytë i axurrëve. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shpreh se nuk ka asnjë problem dhe se futbollisti është gati të luajë nesër kundër Kroacisë. “Nuk besoj se ka ndonjë problem. Ai ka eksperiencë me klube dhe ka luajtur shumë me kombëtaren. Do të flasim me lojtarët, por mesa di unë nuk ka ndonjë problem”.

 

https://kohajone.com/ekskluzive-kroatet-dhurojne-spektakel-ne-hamburg-nje-dite-para-ndeshjes-me-shqiperine/

SHKARKO APP