Home Aktualitet Eksperti Soko...

Eksperti Soko flet për skandalin e mikrokredive: Ka ndodhur edhe nga neglizhenca, u prekën familjet në varfëri

61
0

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, ka komentuar skandalin e mikrokredive. Për të kjo gjë ka ndodhur nga neglizhenca. Soko pohon se ky skandal ka prekur shtresat e varfëra të popullatës dhe ndaj është i rëndë. Sipas tij, shteti duhet të marrë më tepër përgjegjësi dhe të ketë rolin e kontrolluesit.

”Skandali i mikrokredive nisi në vitin 2015, kur Shqipëria nisi të njohë krizën e kredive të këqija. Kreditë e vogla i marrin persona që nuk kanë as 500 mijë lekë të vjetra. Të shkatërrosh edhe familjet e varfra është një tmerr. Ka pasur raste kur për 3 milionë janë marrë apartamente. 

Kompanitë e mikrokredive masakruan familjet e varfra, kanë qenë rreth 103 mijë njerëz që janë prekur nga skema. Edhe ILD dhe KLGJ mbajnë përgjegjësi. MD ka përgjegjësi që është ushtruar terror ndaj njerëzve. Si ka sens kjo që të të marrë shtëpinë tjetri për 500 mijë lekë të vjetra? N

jë zgjidhje mund të ishte që personat që janë para drejtësisë të marrin atë që iu takon dhe për të krehur rastet nga masa e abuzimit. Shteti nuk duhet asesi të lejojë të tilla kompani që japin mikrokredi, pa asnjë kriter. Nëse unë e kam rrogën 700 mijë të vjetra, nuk mund të marr edhe këst 700 mijë lekë, se nuk kam çfarë të ha, shteti duhet të ketë rolin e vet rregullator”,-tha Soko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit