Home Aktualitet Ekzekutimi i ...

Ekzekutimi i 57-vjecarit në Fier, u qëllua nga afër me 18 plumba. Shoqërohen në polici 15 persona

99
0

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Demir Backa në Fier!

Mësohet se tre plumba në zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57-vjeçarit, Demir Backa, në atentatin e së shtunës në mbrëmje në Fier.

Policia e Fierit ka shoqëruar deri më tani 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur.

Makina e krimit, një “Mercedez Benz” me targa kosovare u gjet pak kilometra larg vendit të krimit, në afërsi të Spitalit Memorial në Fier, ndërsa brenda në makinë u gjetën një arme zjarri kallashnikov dhe një pistolete që dyshohet se janë përdorur në krim.

Ndërkaq, mjeti i djegur i autorëve, me targa të vjedhura të Kosovës, është dërguar në komisariatin e policisë së Fier.

Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Demir Backës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit