Home Aktualitet Ekz*kutimi i ...

Ekz*kutimi i 33-vjeçares në sy të fëmijëve dhe burrit, avokati: Ngjan me një vra*sje të planifikuar

1222
0

Vrasja e Liridone Mureslit ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm, si dhe ka krijuar reagime të shumta. Avokati Arbër Jashari ka ngritur dyshime në lidhje me këtë vrasje. Sipas asaj që dihet deri tani, 30-vjeçarja u ndalua nga një grabitës teksa ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin dhe fëmijët.

Ai u rrëmbeu portofolat dhe telefonat dhe më pas qëlloi me armë zjarri drejt makinës, ku plumbi kapi atë duke i shkaktuar vdekjen në vend. Avokati thotë se është e pabesueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua.

”Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje? Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim (marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.

Grabitsi nuk ka qëllim vrasjen. Ai qëllim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë që ta marr plaçkën. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua. Uroj që ky rast të zbardhet shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit