Home ShowBiz Elhaida Dani ...

Elhaida Dani ndez atmosferën në “Festivalin e Resë” në Tiranë, sjell magjinë e këngëve shqiptare dhe italiane

26
0

Mbrëmë, në skenën e “Festivalit të Resë” në Tiranë, u ngjit një e ftuar shumë speciale, këngëtarja Elhaida Dani. Ajo i kishte munguar prej disa kohësh publikut shqiptar, e këngët e saj u pritën plot entuziazëm e nostalgji.

Artistja e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por sidomos në Itali, performoi disa pjesë nga repertori i saj i pasur, e shoqëruar nga instrumentistët Keli Guga në saksofon, Gent Shahini në piano, dhe Emilian Dhima në perkursion.

Midis Italisë dhe Shqipërisë, duket se Elhaida është rikthyer në Tiranë këtë verë, por ende nuk ka zbuluar nëse ka në plan ndonjë projekt të ri muzikor.

A do ta nxehë edhe më shumë verën në Shqipëri Elhaida?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit