Home ShowBiz Elhaida Dani ...

Elhaida Dani zbulon suprizën, quhet ”ZanIN”

351
0

Rikthimi në Tiranë i këngëtares së mirënjohur, Elhaida Dani, bëri bujë në mediat rozë. Ajo paralajmëroi disa projekte të reja, pa treguar asgjë konkrete: Para pak ditësh fshiu gjithçka nga profili i saj në Instagram.

Asnjë foto, asnjë video, përveç fotos së profilit ku shkruante “The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur). Duket se më e mira erdhi. Më 20 shtator, këngëtarja do të sjellë një project të ri, por nuk bëhet fjalë vetëm për një këngë, por për një album të tërë.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj coverin e EP-së së re, të titulluar “ZanIn”. Ajo është shumë e lumtur për këtë projekt të ri dhe ditën e hënë, në orën 19:00, do të organizojë një event promovues në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit TKOB-së.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elhaida (@elhaidadani93)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit