Bayern Munich u eliminua mbrëmjen e djeshme në mënyrë të turpshme nga skuadra e Bundesliga 2, Holstein Kiel. Bavarezët u eliminuan nga ruleta e penalltive, pasi kanë barazuan 2-2 në 120 minuta kohë të rregullt dhe shtesë.
Një “goditje” e keqe për kampionët e Europës, të cilët, pas garës, sigurisht nuk e morën mirë atë që ndodhi. Mbi të gjitha Thomas Muller, i cili debatoi me një gazetar në kohën e intervistave.
“Ju më pyesni se çfarë mendoj tani. Por, nëse jeni duke qeshur, si mund të përgjigjem”. Nga ana e tij, gazetari mbrojti veten: “Unë nuk po qesh. E kuptoj momentin tuaj, por nuk po qesh”.
Discussion about this post