31 vite më parë në Shkodër u mbajt demonstrata e parë antikomuniste, ku u tentua rrëzimi i bustit të Stalinit, duke i hapur rrugën rrëzimit të regjimit. Por tre dekada më pas, disa nga protagonistët shprehen të zhgënjyer me ata që kanë drejtuar vendin në pluralizëm.
“Ta kisha ditur që vjen kjo ditë, unë me disa shokë të mi as nga shtëpia nuk do të kishim dalë atë ditë.”
Ky është zhgënjimi që ka sot Gjovalin Rolba, një prej protagonistëve të 14 janarit 1990, demonstratës së parë antikomuniste në Shqipëri.
Ashtu si ndanë idealet, të njëjtin qëndrim e kanë edhe disa nga shokët me të cilët 31 vite më parë rrezikoi jetën për të sfiduar një prej regjimeve më të egra që përjetoi Europa.
“Është një datë ku guximi theu frikën”.
“Nuk kemi si themi që jemi të kënaqur me evulimin e demokracisë.”
“I vumë shpatullat kësaj dite, nuk jam i kënaqur absolutisht me kohën që jetojmë.
Tentativa për të rrëzuar bustin e Stalinit nuk u finalizua, por ajo që pasoi për organizatorët do të ishte e rëndë.
Arrestime, internime, tortura në hetuesi nga ata që sot sipas protagonistëve të kohës janë janë katapultuar në sistemin e ri të drejtësisë apo në politikë.
“600 vetë u arrestuan, një pjesë e madhe patën shumë pasoja të tjera.”
“Makinat e gazit, sampistat ishin gati.”
Pjesë e demonstratës u bënë disa mijëra banorë të Shkodrës duke i dhënë goditje të fortë regjimit komunist në Shqipëri. /Ora News
Discussion about this post