Home Aktualitet Eni Çobani: S...

Eni Çobani: Sabrina duhet të ishte në fakultet, jo duke rritur fëmijë

96
0

Juristja e njohur Eni Çobani ka folur për vrasjen e Sabrina Bengës, të cilës iu pre jeta në moshën 23-vjeçare nga duart e ish-bashkëshortit të saj. E ftuar në “Rudina”, Çobani tha se Sabrina sot duhet të ndodhej në fakultet dhe jo nënë e një vajze të vogël.

”Nuk mundem ta pranoj më dhe kam ardhur në një pikë që ndoshta dhe nga ana njerëzore, morale dhe profesionale që kur do i biem këtij mali të fortë me grusht dhe ta rrëzojmë? Nuk flas në kuptimin figurativ, por në të vërtetë. Ky është bërë një mal i madh. Ky agresivitet i jashtëzakonshëm kundër gruas. Si mundet që një shoqëri normale evropiane, perëndimore sikundër ne pretendojmë të jemi, vret gruan. Në shekullin në të cilin ne jetojmë ne vrasim gruan. Si mund të jemi në normalë në jetën tonë të përditshme?

Nuk është zgjidhja të shajmë drejtësinë dhe ligjin, unë jam që të vëmë gishtin tek plaga dhe plaga më e madhe është familja shqiptare. Nëse unë dëgjoj një nënë të një djali sikundër ka dalë gjithë këto ditë dhe nuk kam dëgjuar prej saj t’i drejtohet familjes tjetër me ngushëllime për humbjen e jetës së vajzës, unë këtë nënë nuk mund ta pranoj dot përpos dhimbjes që ka për djalin e saj, por familja tjetër ka humbur një vajzë 23 vjeç.

Ajo duhet të ishte në fakultet sot, jo nënë e një fëmije, e larguar nga banesa që në moshën 14 vjeç. Nuk ka marrë përgjigje akoma shoqëria si është e mundur që familja e vajzës ka lejuar që vajza të lidhet me këtë djalë në moshën minorene 14-vjeçare? Pra ka shumë problematika para se të shkojmë tek ligji, familja është nukli nga i cili besoj se duhet të fillojë gjithçka”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit