Home Aktualitet Erdhën gjatë ...

Erdhën gjatë stërvitjes së ushtrisë amerikane, dy rusë spiunazh në Shqipëri, nën hetim nga prokuroria

9
0

Dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Burimet e sigurta i thanë Top Channel se rusi i pare Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafe Thanes ne 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar te investonte ne qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës qe ne Vlore kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evrope. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nen argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua qe te fuste ne vendin tone dronin. Ai u mbaj nen vëzhgim gjate tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori. Cherkasov u vëzhgua ne distance nga antiterrori shqiptar thane burimet e sigurta te Top Channel, rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz ne Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij te vërtete, e mandej u zhvendos ne Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre dite per tu larguar me pas nga Shqipëria./TCH

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: OTELLO!

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit