Erion Braçe: Tirana nuk duhet vetëm beton e beton!

Nga Erion Braçe

Kundër fuqisë së betonit!

Kundër kulturës barbare të fitimit me çdo kusht!

Vazhdimi;

Ne oren 23.44 vura ne dijeni si qytetar sallen operative te policise Tirane;

Ne oren 00.03 policia mberriti ne vend dhe nderpreu punen, priti qe shoferi te fik makinen vinc, te tjeret te justifikoheshin dhe kaq; erdhi dhe policia e bashkise, foli me shoferin dhe shoqeruesit si shefa, qeshen dhe kaq;

Qetesi!

Ne oren 00.45 mberriti nje kamion i dyte bashke me nje vinc tjeter pas; zhurma kjo qe degjoni;

Ne oren 00.52 vura ne dijeni si qytetar sallen operative te policise Tirane;

Puna vazhdon dhe ne oren 1.16 me ne fund binden qe po e teprojne dhe e lene;

Ne oren 1.21 policia vjen me ne fund:

O roje! Roja: urdhero! Mos punoj njeri ketu! Roja: Jo jo e mbyllen, iken per sot!

Tani;

Ligje te shkelura sa te duash:

-ligji ne fuqi per ndalim qarkullimin;

-ligji ne fuqi per punen e ligjshme;

-ligji ne fuqi per sigurine ne pune;

-ligji ne fuqi per zhurmat.

Po pertej anes formale te ligjeve, ajo qe uleret ne kete histori eshte fakti-i pohuar nga plot edhe ketu, se kjo ndodh kudo ne qytet.

Nje karshillek banal e i neveritshem ndaj cdo qytetari e ndaj interesit publik!

Ne fillim zune trotuarin-nje te tere fund e krye, pastaj edhe 1/3 e rruges thuajse bllokuar kalimin ne te, per kete shkak tamam keta lajmerojne policine per te gjobitur familjaret rezidente qe parkojne ne parkim dhe ndodh, pastaj zhurmat, pluhuri e ndotja pertej cdo caku; Pa i ndalur kurrkush!

Dheee qe mos e harroj, referuar tabeles se tyre, me afat punimesh te mbaruar qe ne Mars 2021!

Tani dy fjale per idiote e jo vetem ne FB, IG e disa portale;

Vertete mendoni se ky “halli im” nuk zgjidhet me nje telefon te drejtori?

Ju siguroj une qe e zgjidh, por nuk dua!

Nuk dua sepse ky nuk eshte nje hall personal por kulturë mizerabël e një grushti kapitalistësh banalë në këtë vend.

Kjo duhet shembur, kjo kulture; Kjo kulturë nuk shëmbet me një telefon timin tek drejtori, harrojeni!

Duhet qe institucionet te bejne punen pertej zyres, pertej 8 oreshit;

Inspektoriati i punes per ti dhene fund punes se zeze te nates se pari; pastaj me rradhe ne cdo aspekt qe prej fusha e tij;

Dmth ka pune plot deri ne fund!

SHKARKO APP