Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Në Tiranë voton 1/3 e popullsisë së Shqipërisë

47
0

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë për News24, ka folur në lidhje me Asamblenë e PS të mbajtur ditën e djeshme.

Ai u shpreh se trendi i Tiranës edhe si peshë politike do të vijë në rritje e sipër , ndërkohë që 1/3 e deputetëve në Parlament janë nga qarku i Tiranës.

Ai shtoi se ka disa pjesë që duhen ndryshuar në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

“Si partia më e madhe qeverisëse, kjo është një parti që kalitet. Kemi kaluar në sitë të gjithë organizatat e partisë. Në qarkun e  Tiranës voton 1/3 e popullsisë së vendit, 1/3 e Parlamentit të Shqipërisë do të jenë në qarkun e Tiranës, përgjegjësia jonë është më e madhe. Trendi i Tiranës edhe si peshë politike do të vijë në rritje e sipër.

Siç e parashtrova para asamblesë je, ka disa pika ku duhet të bëjmë disa korrigjime që të jemi gati për 2025″- tha Veliaj. Ndërkohë ai shtoi se nuk ka asnjë problem me Edi Ramën, përkundrazi punojnë për të rritur fitoren e PS.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit