Erion Veliaj pret Murat Sahin, Përfaqësuesi i UNICEF Albania

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar foto nga takimi me Murat Sahin, Përfaqësuesi i #UNICEFAlbania: “Nën moton “Çdo minutë ka rëndësi për fëmijët”, bashkë me Z. Murat Sahin, Përfaqësuesi i #UNICEFAlbania u angazhuam në diskutime lidhur me partneritetin e vazhdueshëm për të çuar përpara agjendën për fëmijët dhe të rinjtë.

Siguria kibernetike, ‘bullizmi’ në internet dhe fuqizimi i të rinjve ishin vetëm disa nga çështjet e trajtuara. Presim me padurim të adresojmë bashkarisht të gjitha sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë në Tiranë”- shkruan Veliaj.

SHKARKO APP