Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Qeveria e tretë e Edi Ramës, një besëlidhje e re për t’u shërbyer të gjithëve

94
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me përfaqësues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme për 79-vjetorin e Konferencës së Pezës.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Veliaj në analogji me simbolikën e bashkimit që pasqyron Konferenca e Pezës, u shpreh se qeveria e mandatit të tretë të kryeministrit Edi Rama do të jetë një besëlidhje e re në shërbim të qytetarëve.

Është dita kur po formohet qeveria e re, e të majtëve, e të djathtëve. Qeveria jonë, si një besëlidhje e re, qeveria e tretë e Edi Ramës si një besëlidhje e re për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim feje, krahine, pa dallim ideje ashtu siç e kërkon Konferenca e Pezës.

Jam ndjerë shumë krenar me ngjarjet e fundit ku qeveria jonë hapi dyert e Shqipërisë për të mirëpritur popullin afgan. Dhe në kulmin e luftës këtu në Pezë ne kemi mirëpritur hebrenjtë, ishin 200 përpara lufte, ishin 2000 pas lufte. Jo vetëm u kujdesëm për lirinë tonë, por u kujdesëm edhe për lirinë e të tjerëve”, tha Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit