Erion Veliaj shigjeton Metën me një foto me dy ish-presidentët Moisiu dhe Topi

Kryebashkiaku Erion Veliaj sot ka pritur dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi si një mesazh antiMeta.
Ja se ç’shkruan Veliaj: “Nëse veprimet e tua frymëzojnë të tjerët për të ëndërruar, mësuar dhe punuar më shumë, atëherë ti je lider.” ~John Adams
Kënaqësi gjithmonë takimi me dy presidentët qytetarë e frymëzues Alfred Moisiu dhe Bamir Topi – Shqipëria e njerëzve të mirë!”.
Dalja me dy ish-presidentët majë Bashkisë, si një mesazh për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Ilir Metën, ndërkohë që një foto e Erion Veliajt duke iu përulur Presidentit Meta ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.

SHKARKO APP