Home Sporti Ernest Muçi s...

Ernest Muçi shënon dy gola ndaj Aston Villës, por shikoni si e duartroket i gjithë stadiumi (VIDEO)

14
0

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonhme dhe këtë e konfirmoi dhe mbrëmjen e sotme me dy gola në fitoren 3-2 të Legias së Varshavës ndaj Aston Villës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i papërmbajtshëm me shpërthimet e tij, teksa përveç dy golave, u shndërrua në një rrezik konstant për mbrojtjen e angleze dhe portierin Dibu Martinez.

Ernest Muçi shënoi golin e dytë të Legias, kur rezultati ishte barazim 1-1, pasi shfrytëzoi një pasim të saktë në zonë dhe devijoi topin në rrjetën e portës së Martinez.

Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi kuqezi bëri një tjetër shpërthim spektakolar, kur rezultatin ishte 2-2 dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin sërish Legias.

Ai u zëvendësua në minutën e 72-të, pasi kishte dhënë gjithçka, teksa për shumë sekonda tifozët polakë thirrën në kor emrin e Ernest Muçit, beniaminit të tyre të ri.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit