Ervin Salianji: Forcës sonë nuk i bën ballë regjimi i Ramës

Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij përpara protestuesve deklaroi se sot më 20 shkurt, është një ditë e keqe për sundimtarin.

Ai tha se forcës së qytetarëve nuk i bën dot ballë asnjë regjim. Ervin Salianji theksoi se bashkë me qytetarët, PD do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Edi Rama ka në burg shokët e tij, një qeveri e tillë nuk mund të jetë e besueshme. Erdhëm në ditën kur bosi i Rilindjes korrupton një agjent të FBI-së, e as nuk zvaerdhet e as nuk skuqet. Sot është ditë e keqe për sundimtarin. Forcës sonë nuk i bën dot ballë asnjë regjim.

Ne sot i kemi dhënë Shqipërisë shpresë. Falë jush, regjimi sot është më i kalbur. Ne besojmë se bashkë me ju do të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju ftoj dhe njëherë, të shikojmë sesi gjithë Shqipëria buçet në këtë shesh “Rama ik”. Ndizni të gjithë dritat e celularëve. Sot jemi në buzë të greminës dhe ne nuk do ta lejojmë vendin të gremiset”, tha Salianji.

SHKARKO APP