EURO 2024, ja sa para pritet të fitojë Shqipëria

Shqipëria është në kampionatin Europian, për herë të dytë dhe me kokën lart.  UEFA pritet të fitojë rreth 2.4 mld euro nga organizmi i kampionatit europian në Gjermani, dhe do të ndajë 331 milionë për 24 ekipet pjesmarrëse.

Kombëtaret e kualifikuara, përfshirë edhe Shqipërinë kanë marrë 9.25 milionë euro, ndërsa gjatë fazës së grupeve, çdo fitore do shpërblehet me 1 milion euro, ndërsa barazimi me 500 mijë euro.

Për 16 kombëtaret që kalojnë grupet, UEFA do të japë 1.5 milionë euro shpërblim, ndërsa 8 ekipet çerekfinaliste do marrin më tej 2.5 milionë euro. Në gjysmëfinale 4 ekipet do marrin 4 milionë euro dhe finalistet nga 5.

Ekipi që do të ngrejë kupën do të marrë edhe 8 milionë euro të tjera, duke marrë gjithësej për të gjitha ndeshjet, 28 milionë euro.

SHKARKO APP