EURO 2024/ Portugali-Çeki vijon në rezultatin 0-0, dominim i luzitanëve

Portugalia përballet me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F, në Euro 2024. Luzitanët shihen si një nga favoritët për të marrë trofeun dhe do të kërkojnë ta nisin rrugëtimin me fitore.

Ndeshja minuta pas minute:

35’- Leao provon me një gjuajtje-kros, por topi shkon jashtë vijës fundore.

31’- Mundësia më e mirë e ndeshjes. Ronaldo merr një vertikalizim nga Fernandes, por i vetëm me portierin, sulmuesi nuk ia del të shënojë. Në vazhdim të aksionit provon edhe Vitinha, por Stanek ndal pa shumë probleme.

28’– Leao kthehet në një rrezik konstant për Çekinë. Sulmuesi vazhdon me sulmet nga e majta.

26’- Leao nuk e arrin dot një pasim të shpejtë të Bruno Fernandes. Portugalia kërkon me ngulm golin.

24’- Bruno Fernandes i afrohet golit. Gjuajtja shkon ngjitur me tranversën, pas një devijimi të lehtë.

22’- Portugalia nuk i ndal sulmet. Dias provon me një gjuajtje nga jashtë zone. Topi devijohet në goditje këndi.

18’- Siç edhe pritej, Portugalia është më kërkuese në këtë fillim të lojës, por pa krijuar rrezik serioz në portën e çekëve.

12’- Tjetër rrezik nga portugezët. Është sërish Leao që futet nga e majta dhe pason në zonë, por topi largohet nga Krejci.

8’- Kërcënimi i parë i Portugalisë, me Leao që kroson në zonë te Ronaldo. Sulmuesi provon me kokë, por gjuajtja nuk e ka saktësinë e duhur.

4’- Bruno Fernandes, hedh një top në zonë, por aty nuk ndodhet asnjë për ta shfrytëzuar si rast.

Starton takimi!

SHKARKO APP