Euro e mbyll muajin me rënie, paundi britanik pëson rritje të lehtë

Euro ka zbritur në nivelet më të ulëta duke u këmbyer kështu për 101.92 lekë. Rënia e vlerës së monedhës europaine kundrejt asaj vendase arriti nivelet e mesit të korrikut kur dhe kjo valutë si pasojë edhe e prurjeve turistike ra në nivelin më të ulët, në 100.49 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë në blerje euro tregtohet për 101.44 lekë dhe në shitje për 102.48 lekë.

Ndërkohë në rënie paraqitet edhe dollari ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane kanë pësuar rritje.

SHKARKO APP