Evertoni vijon ecurinë e rezultateve jo të mira në Premier League. Skuadra e Ancelottit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Burnley-it në transfertë.
Brady zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë për vendasit me një super gol nga distanca. Gjithsesi Evertoni do të reagonte duke barazuar me Calvert-Lewin, i cili e pati të thjeshtë për të shënuar pas një pasimi të Richarlison.
Në pjesën e dytë pasvarësisht rasteve nga Wood për vendasit dhe James Rodriguez e Cenk Tosun, sërish rezultati nuk do të ndryshonte. /Koha Jone/
Discussion about this post