Home Ekonomi Fakulteti i E...

Fakulteti i Ekonomisë marrëveshje me ”Kastrati Group”, Dhori Kule: Përfitojnë studentët

31
0

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Kastrati Group. Bashkëpunimi do të ofrojë një sërë mundësish për studentët e Fakultetit Ekonomik, duke filluar nga praktikat mësimore në mjediset e punës në Kastrati Group.

Dekani i Fakultetit të Ekonomise në UT, Dhori Kule e cilësoi marrëveshjen si mundësi për një bashkëpunim dhe të frytshëm në shërbim të studentëve. “Sot jemi mbledhur për të formalizuar marrëveshje mes universitetit dhe Kastrati Group. Fakulteti e nënshkruan këtë marrëveshje në shërbim të studentëve. Do të kenë mundësi që në kompanitë e Kastrati të realizojnë intershipe, të punësohen kur ka hapësire. Kam bindjen që kjo marrëveshje do të jetë bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm. Kastrati Group është një ndër grupet më të rëndësishme në vend, i specializuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë, ndërtimin, shitjen, si dhe shërbimet financiare dhe sigurimet. Kjo marrëveshje me fakultetin Ekonomik është një mundësi dhe derë e hapur për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të marrin eksperiencën apo edhe të punësohen në kompanitë e Kastrati Group”,-tha Dhori Kule.

Drejtoresha e Marketingut dhe Marrëdhenieve me Publikun në Kastrati Group, Ornela Bego tha se ky bashkëpunim do të ofrojë një sërë mundësish për studentët e Fakultetit Ekonomik.

“Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në fushën e biznesit do të sjellë njohuri të çmuara dhe eksperienca praktike për studentët. Ky bashkëpunim ofron një sërë mundësish për studentët e Fakultetit Ekonomik, duke filluar nga praktikat mësimore në mjediset e vërteta të punës në Kastrati Group, pjesëmarrjen në studime tregu që do të zgjerojnë horizontet e tyre akademike dhe profesionale, deri te bursat për studentët e shquar’-tha drejtoresha e Marketingut në “Kastrati Group”, Ornela Begu. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve mes botës së biznesit dhe arsimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit