Home Uncategorized Falsifikonin ...

Falsifikonin teste për Covid, në pranga 10 persona mes tyre 2 mjekë

6
0

Këtë të hënë Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e 10 personave, mes tyre dhe 2 mjekëve, njëri prej të cilëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi akuzohet se falsifikonin teste të COVID-19.

Sipas Klan news deri tani mësohet se në pranga kanë rënë falsifikatori, disa punonjës të agjencive turistike me të cilat bashkëpunohej për falsifikimin e testeve dhe dy mjekët.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria pasi një qytetar kishte blerë testin e falsifikuar, por më pas kërkoi që të ndryshonte të dhënat e tij duke pretenduar se ato ishin gabim.

Nga informacionet paraprake mësohet se testi i falsifikuar shitej nga 35 deri në 40 Euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit