Fatmir Xhafaj, një kandidat me integritet për drejtimin e komisionit të Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion

Nesër në parlament do të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar AntiKorrupsion, me 11 anëtarë, ku 6 do të jenë nga PS dhe 5 nga opozita parlamentare.

Ky komision vjen pas rezolutës antikorrupsion që kaloi në parlament dhe ku opozita nuk votoi kundër, por abstenoi.

Ndërsa ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar AntiKorrupsion po akuzohet sot nga opozita si një manovër e kryeministrit Rama për të kontrolluar SPAK, Gjykatën e Posaçme dhe krejt reformën në drejtësi. Por ku shikon se kandidati kryesor për ta drejtuar këtë komision do të jetë Fatmir Xhafaj, një personalitet i drejtësisë, ish-themeluesi i krejt strukturës së Reformës në Drejtësi, ish-ministër i suksesshëm në Drejtësi e në ministrinë e Brendshme, një njeri që ka kundërshtuar kryeministrin dhe qeverinë e tij kur ka menduar se nuk janë në drejtimin e duhur të Reformave, një politikan që e futi Edi Rama për ta djegur në listën e PS-së, por fitoi vetë në saj të personalitetit personal dhe intergritetit politik; atëhere nuk ka pse dyshohet se Fatmir Xhafaj do të punojë për llogari të kryeministrit.

 

SHKARKO APP