Fauna në Shqipëri kërcënohet nga “dora e njeriut”

Shqipëria për shkak edhe të pozicionit gjeografik ka një botë të pasur shtazore, por institucionet nuk arrijnë të raportojnë me saktësi mbi llojet, ndërsa numri shkon në rreth 55 mijë.

Përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e botës së egër arrijnë të bëjnë një inventar të kafshëve dhe shpendëve, sipas organizimit të territorit të vendit.

Kryesisht dora e njeriut ka bërë që një pjesë e mirë e botës së egër shtazore të vendit të reduktohet e pjesa tjetër të vihet në rrezik zhdukjeje. Zjarret janë njëri kërcënim. Studiuesi i faunës, Aleksandër Trajçe, tregon faktorët e tjerë që kanosin faunën shqiptare.

“Rreziqet direkte vijnë si pasoje e gjuetisë se paligjshëm, ke shkatërrimin e habitatit, por një rrezik që po rritet vitet i fundit është shtimi i infrastrukturës”.

Për shkak të faktorëve të ndryshëm, rrëqebulli, specia e veçantë e pyjeve të Ballkanit rrezikon të zhduket në një të ardhme të afërt. Përveç kafshëve dhe shpendëve të veçantë, në Shqipëri gjenden edhe lloje të ndryshme endemike, që fatkeqësisht gjenden në rrezik zhdukjeje. /A2cnn/

SHKARKO APP