Home Aktualitet Feja del kund...

Feja del kundër ”nënave me qira” që kërkon qeveria të lejojë në vend, në lojë dinjiteti njerëzor

72
0

Prej disa ditësh është hedhur për konsultim publik projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ku do të merren mendimet e profesionistëve të fushës, grupeve të interesit si dhe organizatave jofitimprurëse. E kur bëhet fjalë për familjen, një pjesë të rëndësishme kanë edhe komunitetet fetare në vend.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta sjellë huazimin e një gruaje për të bërë nënë një grua tjetër, si një revolucion për zgjidhjen e problemeve të fertilitetit, 3 komunitetet kryesore fetare në vend nuk e pranojnë debatin që qeveria kërkon që në vend të lejohen ”nënat me qira”.

“Mënyra se si është interpretuar nga shkollat Islame në kohën që ne jetojmë, gjykimi është që është e ndaluar fetarisht. Sepse kjo gjë hap derën e abuzimeve”, tha imami Ahmed Kalaja.

“Ka disa elementë për të cilat besimi katolik nuk është dakord. Kjo nuk ka të bëjë me elementet teknike se si ndodh, por së pari është në lojë dinjiteti njerëzor”, tha motër Teuta, murgeshë.

“Sorrogato është një diçka e dorës së dytë, diçka e papërfillshme, diçka jo e mirë, vetë fjala fyen personin, atë grua, atë zonjë e cila do të kryejë atë akt për të marr në shpërblim disa para“, u shpreh At Nikolla, Prift i kishës Ortodokse në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit