Home Aktualitet Fëmija iu mby...

Fëmija iu mbyt në kopsht, nëna: Punonjësit më thanë se djali ishte përmendur

178
0

Familjarët e 3-vjeçarit në Fier, i cili ndërroi jetë në një kopsht privat të qytetit, duke u mbytur me kapuçin e xhupit teksa po merrte çantën e varur, janë mbledhur ditën e sotme përpara prokurorisë së qytetit.

Familjarët kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre është e pamundur që 3-vjeçari të jetë mbytur me një varëse rrobash. Ata shprehen se në fillim u vunë në dijeni se kopshti ishte i pajisur me kamera sigurie, por që më pas mësuan që nuk ka. Ata kërkojnë drejtësi për zbardhjen e vdekjes së vogëlushit të tyre.

Mes lotësh nëna e djalit, Donalda Kodheli tha se është informuar nga edukatorja e cila i ka thënë fillimisht se djali është mirë, por që më pas ka mësuar se djali ka shkuar i pajetë në spital.

Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu. Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna mes lotësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit