Festat e fundvitit, Rama: Brenda disa ditësh do të fillojë shpërndarja e bonusit për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se bonusi i fundvitit për pensionistët, do të fillojë pas disa ditësh. Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.

Shpërndarja e pagesës do të bëhet sipas grafikut të zakonshëm, pra në datat kur të moshuarit apo kategoritë e tjera të përfituesve tërheqin pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregon se tërheqja e pagesës mund të bëhet edhe pas datës 31 dhjetor, madje deri në tre vite pas kësaj date.

Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë leheve, ndërsa në 2024-n shuma do të rritet në 3.6 miliardë lekë. Prej vitit 2022, shpërblimi i fundvitit është përcaktuar si zë i veçantë buxhetor, pa pikëpyetje nëse do jepet apo jo siç ishte më parë.

SHKARKO APP