Fieri nën “pushtetin” e tymit toksik

Tymi toksik që prodhohet nga djegia e mbeturinave është rreziku më i madh që u kanoset banorëve të Fierit, posaçërisht banesave fare pranë vatrave të zjarrit.

Qyteti po përballet me ndotjen e rëndë mjedisore të shkaktuar nga tymi toksik që vjen nga zjarri i rënë prej tri ditësh në vendgrumbullimin e mbeturinave.

Zjarret në zonat periferike të qarkut kanë djegur më shumë se 70 hektarë sipërfaqe. Tymi ka mbuluar të gjithë zonën e banuar duke krijuar një situatë shqetësuese jo vetëm për ata që jetojnë në zonë, por edhe për qytetarët që kalojnë me automjete në këtë zonë.

SHKARKO APP