Home Aktualitet Finalja e &#8...

Finalja e ”UEFA Conference League”, UEFA inspekton nesër Tiranën

51
0

Tirana do të presë më 25 maj finalen historike të UEFA Conference League, e para e këtij kompeticioni të ri në Europë. Një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin nesër në Tiranë për vizitën e katërt inspektuese treditore në kuadër të organizimit të finales.

Zyrtarët e UEFA-s do të kenë takime të nivelit të lartë me drejtues institucionesh për të monitoruar dhe testuar infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelet ku do të qëndrojnë skuadrat dhe delegacionet zyrtare, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen.

Po ashtu vizita nis me një inspektim në aeroportin e Rinasit me përfaqësues të TIA-s, Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit e më pas do të vijohet me takime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë në lidhje me sheshet që do të përcaktohen për t’u mbledhur tifozët, parkingjet, facilitetet që duhen krijuar, rrugët që do të bllokohen në ditën e finales, por edhe banerimin e qytetit para finales së madhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit