Home Aktualitet Firmoset marr...

Firmoset marrëveshja mes Dhomës së Noterisë dhe Kadastrës, Manja: Përmirësojmë shërbimin ndaj qytetarëve

32
0

Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës nënshkruan këtë të shtunë një marrëveshje bashkëpunimi, ku në fokus do të jetë përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve.

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici thotë se nis shërbimi online pa detyrimin e dosjes fizike. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se gjatë punimeve u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Dhomë së Noterisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Në Asamblenë Kombëtare të Noterëve, ku me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Noterisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për përmirësimin e shërbimin ndaj qytetarëve. Ministria e Drejtësisë, si organ monitorues, është e angazhuar për adresimin e çdo problematike në këtë sektor që ndikon në shërbimin ndaj qytetarëve!”, shkruan Manja.

Digjitalizimi i shërbimeve kadastrale ka rritur rolin e noterëve, të cilët janë një hallkë e rëndësishme ku qytetarët mund të gjejnë ndihmën e duhur për të marrë shërbimet kadastrale online.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit