Home Aktualitet Firmosi dy he...

Firmosi dy herë në vendimin për t’i marrë vulën Bardhit, reagon deputetja: Gjethja pas fikut që…

3
0

Deputetja e PD-së së vulës, Orjola Pampuri ka reaguar pasi firmosi dy herë vendimin e Kryesisë për kalimin e vulës së partisë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tek sekretari Ligjor, Indrit Sefa. Ajo ka sqaruar se firma është e përsëritur për shkak të një keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme, duke shtuar se ata që merren me këtë çështje kërkojnë të fshehin disfatën e radhës të revolucionit.

“Një sqarim i detyruar: Shoh reagimet dhe spinet mbi foton që qarkullon në rrjet me firmën time, ndaj dua të sqaroj ata që mund të jenë keqkuptuar: PO, është firmosur dy herë, JO, nuk ka vlerë të shtuar apo nuk plotëson ndonjë numër të nevojshëm në kryesi, pasi vendimet dhe votimet zbardhen nëpërmjet regjistimit të mbledhjes, që nuk lejon askënd nga ne të gabojë.

Firma ime e përsëritur gabimisht për shkak të një keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme që u nënshkruan atë dite, është gjethja e fikut pas të cilës disa kërkojnë të fshehin disfatën e radhës të revolucionit, me kosto të madhe për opozitën, e disa të tjerë kerkojnë të fshehin futjen nga dritarja në foltore, përmes proces skutash, ku flitet çdo ditë për statutin dhe veprohet në shkelje të tij”, shkruan Pampuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit