Fiskalizimi i faturave, ministrja Denaj: S’ka gjoba deri në janar 2022

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u bën thirrje bizneseve që të fiskalizohen, kjo pasi nuk do të ketë shtyrje. Fiskalizimi për faturat pa para në dorë mes bizneseve nis më 1 korrik, dhe deri në vitin e ardhshëm nuk do të aplikohen gjobat për shkeljet që do të konstatohen.

”Jemi të angazhuar për rritjen e efektivitetit të këtij procesi duke e bërë atë sa më të thjeshtë për biznesin. Nga ana tjetër qasja jonë nuk është penalizuese, por mbështetëse me qëllim vendosjen e një metodologjie raportimi ndërmjet biznesit dhe Administratës Tatimore”- shtoi Ministra Denaj.

Nëpërmjet fiskalizimin shitjet që do të kryejnë bizneset do të raportohen në kohë reale tek tatimet. Aktualisht e kanë nisur procesin 4500 subjekte dhe janë lëshuar në total mbi 2 milionë fatura të fiskalizuara për transaksione me dhe pa para në dorë.

SHKARKO APP