Home Aktualitet Fjala e fundi...

Fjala e fundit si ambasador i BE, Soreca: Partitë të bashkëpunojnë për Integrimin

49
0

Mesazhin e fundit si ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca e dha për partitë në vend, ku kërkoi bashkim politik për rrugën e Shqipëri në BE. Po ashtu ai tha se ka bërë mijëra kilometra nëpër Shqipëri, dhe gjithandej e ka kuptuar që njerëzit e shohim si prioritet integrimin në BE.

“Duhet të gjejnë bashkëpunim politik, për atë që është përparësia, që është integrimi, debate politik duhet të jetë pikërisht këtu. Do të sjellim eksperte në Shqipëri për të përgatitur ekipin shqiptar, largimi im nuk do të ndryshoj asgjë nga angazhimi i plotë i delegacionit.

Kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, kam bërë mijëra kilometra, mund të jem personi që ka udhëtuar më shumë në Shqipëri, dhe gjithandej e kam kuptuar që njerëzit e kanë kuptuar që është prioritet është integrimi në BE.

Koha për dasmë ka ardhur, unazat janë bërë gati, vendet anëtare e dinë se çfarë duan, duan që të çelen negociatat për anëtarësim. Do të kthehem në Shqipëri ndoshta me një detyrë tjetër, po do kthehem si një qytetar i thjeshtë, thjesht si Luigi Soreca”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit