Home Aktualitet Fjalimi u bë ...

Fjalimi u bë viral në rrjet, deputeti: Godita me batuta, spitali i Lushnjes shërben për synetlliqe

177
0

Në orët e vona të mesnatës, në seancën maratonë në Kuvend, deputeti i PD-së Saimir Korreshi shkaktoi të qeshura, madje në pak orë fjalimi i tij u bë viral në rrjete sociale.

Në një intervistë në ”Syri Tv”, Korreshi tha se më anë të fjalimit të tij, prezantoi situatën tragji-komike në të cilën ndodhet vendi ynë e sidomos Lushnja. Sipas tij, spitali i Lushnjes është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit dhe pas orës 20:00 aty gjen vetëm burra e qen.

“Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrat nuk patën guxim të rrinin në foltore.

Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi. Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike.

Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit