Home Aktualitet Flakë në Kuve...

Flakë në Kuvend, Nallbati: E bëjmë për të drejtën themelore! Pëllumbi: Përgjigja që keni është dhuna

105
0

Deputeti i PD-së së Berishës, Bledion Nallbati thotë se aksioni ka të bëjë me të drejtat themelore. ”Kjo mazhorancë nuk i jep të drejtat e veta kushtetuese opozitës. Nuk ka marrë parasysh asnjë amendament të vetëm. Aksioni që ka nisur ka të bëjë me të drejtat themelore të opozitës. E shesin sikur po e bëj për vete, kam dy muaj që jam përjashtuar, kam 2 muaj pa rrogë, të ishte ashtu qëndroja atje por e bëj për qytetarët, për opozitën”,-tha Nallbati.

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi duke diskutuar seancën e së hënës, tha se ata duhet të bënin punën e tyre. Për deputetin socialist aksioni opozitar ka dhunën në përgjigjet e veta, ndërsa shtoi se nuk është e nevojshme që të na japin këshillat ndërkombëtarët.

”Ne duhet të bënim detyrën tonë aty. Nëse në aksionin tuaj opozitar është dhuna ka dhe përgjigjet e veta. Në demokraci funksionojnë rregullat kushtetuta, parimet bazë të një demokracie. Sot duhet të jemi të pjekur politikisht që mos të na japin më këshilla ndërkombëtarët. Zjarri i ka rënë opozitës dhe jo Shqipërisë. Ngjarjet më të rënda të këtij vendi në krye të elementeve të dhunës ka qenë i njëjti personazh Sali Berisha. Historitë e dhunës në këtë vend janë pjellë e Partisë Demokratike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit