Home Aktualitet Flet ekskluzi...

Flet ekskluzivisht për “KOHA JONE”, Agron Gjekmarkaj: Basha ta ndërpresë vetë ketë sagë antiopozitare po kushedi si i ka punët e nuk është zot i vetes!

927
0

Intervistë me Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i parlamentit

Pyetja 1: Ju si PD për të mundur Edi Ramen dhe PS ju duhet të bindeni pjesen e elektoratit gri që t’ju votojë. Si keni ndermend ta ktheni pro jush këtë shtresë që varion sipas sondazheve diku te 24-27% ?
Agron Gjerkmarkaj: 12 vjet në pushtet të kësaj qeverie e mazhorance flasin vetë madje ulerasin. Gjithçka duket e majmur, e rënduar, e vjetër, e tejkaluar dhe folklorike. Vit pas viti janë shtuar gënjeshtrat, arroganca dhe korrupsioni. 12 veta që ndajnë 12 karrige në 12 vjet. Kudo thatesirë për qytetarët dhe gjithçka për xhepin e tyre. Kjo vlen për ata që janë gri, roze apo blu, ajo që është tepër është thjeshtë teëer, derdhet nga ena. Por përtej kësaj PD e bashkuar në diversitet është një garanci e pasuruar nga vlerat politike, intelektuale e profesionale që i ka ku e ku më superiore sesa PS tanimë e atrofizuar. Njerëzit e duhur në vendin e duhur ! Njerëzit e nevojshem në përputhje me një program modern që rrit ekonominë, që garanton standartet demokratike, që ndal korrupsionin dhe kthen shqiptarët në Shqipëri. Bashkimi ka prodhuar energji te mëdha pozitive, shpresë e motive besimi. Ne do te punojmë ditë pas dite, kudo në fshat e qytet për fitoren. Shqipëria ka nevojë për këëe ndryshim, ajo lutet për këtë fitore. Edi Rama ka premtuar se do bëjë rrobaqepsin ndoshta si i tillë mund te jetë më i dobishem se Kryeminister. Të punojmë të gjithë të fitojmë një rrobaqepes safi dhe të humbim një Kryeminister te rrëmë.

Pyetja 2: A do te ishte mirë që PD të nxirrte kandidatin për kryeministër që në fushaten zgjedhore?

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj që PD ka shumë për të bërë në këtë një vit që ka mbetur deri në zgjedhje. Përveç alternativës së besueshme të qytetarëve, një nga komponentët që na bën fitues është edhe ekipi, ku rol kyç ka edhe kandidati  për kryeministër. Ky është një debati i parakohëshëm sot, sepse detyrë parësore është ringritja e partisë dhe bërja gati për betejat e ardhshme elektorale. Më pas strukturat drejtuese të partisë kanë detyrimin të finalizojnë edhe alternativën dhe ekipin, dhe unë kam bindjen që do të bejnë më të mirën, për partinë, por mbi të gjitha për Shqipërinë.

Pyetje 3: Nëse ndodh, pasi gjithçka ndodh në Tiranë, që emrin i PD përsëri gjykata nuk ia jep dhe e mban Basha, a keni menduar zgjidhjen?
Agron Gjekmarkaj: Gjykata e lartë ka vendosur sinoret që janë obliguese për gjykaten e Apelit. Nëse ende do jemi shtet ligjor kur të merret vendimi , verdikti do të jetë i qartë në favor të shumices absolute, të trupes politike, grupit parlamentar te bashkuar, dhe mbi te gjitha njerzve! Partia janë njerzit. Nuk besoj se do te ketë gjykatës në Shqiperi që mund të mbajnë në ndergjegjen e tyre një atentat ndaj sistemit politik, ndaj demokracisë dhe vetë Shqiperisë. Nuk mundet dikush te abuzojë me togen e zezë dhe të marrë peng opoziten. nuk mund te ndodh se është antipatriotike, anti dialektike, anti sociale. Drejtesia është për të promovuar vetveten nepërmjet sensit te paqes që i ofron shoqerisë , ajo nuk mund të shnderrohet në konfliktnxitese. Unë kam besim se gjykatesit e apelit do të ngrihen në lartesinë e momentit historik ku koha po i kerkon si gjykates e si qytetar shqiptar. Të shkosh kunder logjikes, kunder drejtesisë , kunder njerzve. Nëpërmjet “KOHA JONE” u apelohem gjyqtarve ta presin nyjen gordiane të absurdit.
Sa për Bashen ça të them! Eshtë qerrata e shkuar qerratait. Kur te humbë këtë vule do i beje Tao një tjeter me dru lisi nga ato te pyjeve te Librazhdit dhe pastaj mund te vulosë sa ti doje zemra e lodhet dora. Mirë është ta nderpresë vetë ketë sage antiopozitare po kushedi si i ka punët e nuk është zot i vetes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit