Home Aktualitet Fondi i Komun...

Fondi i Komunitetit, drejtori i Bashkëpronësisë në Bashkinë Tiranë: Hapat që duhet të ndiqni për të vendosur ashensorin

6
0

Të gjithë ata që duan të vendosin ashensorin apo të bëjnë riparime të tjera në pallatin e vjetër në kryeqytet duhet të paraqesin aplikimin pranë njësisë administrative ku ata banojnë.

Aurel Çuko, drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashki foli sot në Tv Klan për hapat që ndiqen për miratimin e projektit që realizohet me financim të përbashkët nga Bashkia dhe fondi i komunitetit. Ai u shpreh se nëse dokumentacioni është i rregullt, projekti miratohet brenda dy muajsh.

“Fillimisht vjen një inxhinier i bashkisë. Shikon teknikisht kushtet ku mund të bëhet. Nëse kushtet teknike janë të pranueshme, pallati i vjetër duhet të plotësojë tre kushte të tjera që kërkon bashkia. Së pari është administrator i certifikuar, së dyti është dakordësia 75% dhe projekti teknik që duhet të plotësohet. Ne ashensorin e kemi futur para dy vitesh si risi dhe aplikimet më shumë sot janë për ashensorin.

Nëse ju vini sot, dokumentacioni është i rregullt, bëhet brenda dy muajsh. Kemi vënë kusht që çdo banor që do aplikojë do shkojë te njësia administrative përkatëse. Kjo është për ashensorin, sistemin kapot, tarracën e gjelbëruar, ambientet e përbashkëta rreth e qark pallatit. Pra për çdo gjë që është komunitar. Çdo pallat që plotëson kushtet teknike mund të vërë ashensorin. Sepse përtej aplikimit, ka edhe një kriter tjetër që duhet të aplikosh për lejen në urbanistikë. Kështu që për të mos u vonuar qytetari kemi bërë këtë praktikë, vjen inxhinieri fillimisht e shikon. Nëse ai jep ok, leja është automatike”.

Çuko theksoi se gjatë këtij viti janë shpallur fitues 53 projekte, ndërkohë që total në katër vite janë 174 projekte të miratuara. “Aktualisht që flasim kemi fitues 53 projekte. Total në katër vite kemi 174 projekte të miratuara”, theksoi ai.

Ai foli edhe për administrimin e pallateve në kryeqytet ku u ndal kryesisht te pallatet e vjetra. Çuko u shpreh se po hartohen disa ndryshime që në rastet ku nuk ka dakordësi, bashkia të dërgojë administratorët e saj.

“Kemi pasur problematikë në pallatet e vjetra. Po propozojmë disa ndryshime ligjore ku bashkia të krijojë një taks forcë të veten për rastet ku nuk ka dakordësi apo bashkëpunim, që bashkia të çojë administratorët e vet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit